Konfiskohen 352 makina të vjedhura në 22 shtete të Evropës

27 tetor 2020 | 17:19

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL) ka njoftuar se 352 makina të vjedhura janë konfiskuar teksa kanë qenë në rrugë për destinacionin e tyre final.

Përmes një komunikate për media, EUROPOL-i ka treguar se në kuadër të këtij operacioni janë konfiskuar edhe 1 077 pjesë të vjedhura të makinave bashkë me dhjetëra dokumente të falsifikuara.

Operacioni i kërkimit, që është udhëhequr nga Agjencia Evropiane për Kufij (FRONTEX), është fokusuar në kontrollet nëpër pikëkalime kufitare dhe aktivitete tjera tokësore në 17 vende të Bashkimit Evropian dhe pesë shtete të rajonit të Ballkanit.

“Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë private, përfshirë industrinë e makinave, prodhuesit e anijeve, dhe kompanitë që japin makina me qira, bashkë me të dhënat e EUROPOL-it, zyrtarët për kontrolle kufitare në kufijtë e jashtëm të BE-së kanë parandaluar kontrabandimin e shumë makinave dhe anijeve më tej kufirit”, është thënë në një komunikatë për media të EUROPOL-it.

Vendet e përfshira në këtë operacion ka qenë: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Evropiane e Hendbollit të martën ka marrë vendime të…