Konfiskohet një automjet në Zubin Potok, kontrabandonte cigare

25 dhjetor 2023 | 19:13

Pasditen e së hënës, Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet (kombi), me të cilin po kryhej kontrabandë me cigare, në Zubin Potok.

Ai është dërguar në Doganë.

Kështu bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, lidhur me rastin në fjalë nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Rreth orës 16:30 në Zubin Potok, kontrabandë me cigare. Një kombi i ngarkuar është konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në doganë”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Xhevat Haliti deklaratën e Kurtit se Serbia…