 
                    Konfiskohet një sasi e konsiderueshme e arit dhe parave, i dyshuari tentoi t’i korruptonte policët
                11 prill 2023
                |  21:30
            
        Një sasi e konsiderueshme e arit dhe parave është konfiskuar nga policia në Fushë Kosovë.
Me këtë rast, një i dyshuar S.Sh ka rënë në pranga.
Sipas njoftimit të organeve të rendit, i dyshuari ka provuar që t’i korruptonte zyrtarët policor.
Aksioni është realizuar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinë.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        