Konflikti me Greqinë, Erdogani: Nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit

13 shtator 2020 | 11:53

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”.

Erdogani ka mbajtur një fjalim në Simpoziumin “Vullneti Kombëtar nga Kujdestaria në Demokraci” që u mbajt në Stamboll.

Në fjalën e tij, Erdogan vuri në dukje se një kujdestari (delegues) mund të jetë efektiv vetëm me ngushtimin e hapësirës së vullnetit të popullit.

Duke rikujtuar se siç e ka thënë edhe në natën e grushtit të shtetit më 15 korrik gjatë një fjalimi në televizion se “Ne në këtë botë nuk kemi parë, nuk kemi njohur dhe nuk njohim asnjë fuqi mbi fuqinë e popullit”, Erdogan, duke shtuar se “Populli turk i cili ishte pothuasje i përkulur nën humbje të rënda të përjetuara në 200 vitet e fundit, më 15 korrik mbrojti edhe njëherë pavarësinë dhe të ardhmen e atdheut të tij, mbi të cilin ngriti shtetin e tij që shpëtoi nën kushte të vështira”.

Ai ka thënë se Turqia me Parlamentin e saj, presidencën, gjyqësorin, ministritë, institucionet dhe kryesisht ushtrinë dhe diplomacinë e saj zbaton planet e saj dhe ka filluar të përparojë në mënyrë më të shpejtë drejt objektivave të saj.

“Ja shikoni tani çfarë bën Greqia. Në çfarë beson që i bën këto? U beson disave që i premtojnë se do ta mbështesin dhe vazhdon të shëtisë përreth ishujve me korveta. Po bëni gjënë e gabuar, mos merrni këto rrugë, do të mbeteni plotësisht vetëm. Kur vjen koha, rasti thua ‘fqinj, fqinj, fqinj‘. Atëherë jepi të drejtën që meriton fqinjësia. Mos hyni në rrugë të gabuara. Fatmirësisht ne vendimet tona i marrim vetë dhe i zbatojmë këto me aftësi. Tashmë ka një Turqi e cila mund të hyjë në çdo lloj përpjekjeje nëse është e nevojshme”, ka deklaruar Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Fetahu - Ashtu siç rëndom ndodhë kur merresh…