Kongresi XIV Mbarëkombëtar i Pulmologjisë mbledh pulmologët nga të gjitha trojet shqiptare

13 nëntor 2023 | 14:39

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë në Kongresin e XIV Mbarëkombëtar të Pulmologjisë, i organizuar nga Asociacioni i Pulmologëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Pneumologëve të Shqipërisë.

Në mesin e kolegëve dhe profesionistëve shëndetësor pulmolog, Vitia në fjalën e tij përshëndetëse si një student i Tiranës shprehi kënaqësinë që ky kongres bashkojë profesionistët nga të gjitha trojet shqiptare.

“Ky kongres që bashkon pulmologët nga të gjitha trojet shqiptare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në këtë fushe të ndërlikuar shkencore, është pjesë e rëndësishme e një koordinimi të domosdoshëm profesional dhe institucional”, ka thënë Vitia.

Vitia tutje theksoi se ky kongres do të sjellë mundësi për të ndërtuar lidhje të reja, për të përmirësuar komunikimin institucional dhe bashkëpunimin ndërmjet shkencëtarëve dhe mjekëve, dhe për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm njohurish dhe burimesh për të ardhmen.

Ngjarje të tilla na kujtojnë rëndësinë se bashkëpunimi në mes të pulmologëve shqiptare duhet të thellohet dhe të jetë i qëndrueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka pyetur edhe një herë Serbinë se…