Kongresisti Torres: ShBA-ja nuk ka aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën

17 korrik 2025 | 09:42

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e ShBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Torres është shprehur i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.

“Si bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës”, ka thënë Torres.

Ai ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i fortë i ShBA-së në rajon.

  • “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova,” ka theksuar kongresisti amerikan.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e…