Kongresmenia amerikane paralajmëron një rezolutë kundër krimeve seksuale të Serbisë në Kosovë

27 shkurt 2024 | 15:21

ongresmenia amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez, ka njoftuar se do të bashkësponsorizojë një rezolutë të kongresit amerikan, që dënon krimet e luftës seksuale të Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo këtë e ka thënë gjatë mbrëmjes të së hënës në festimet e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, në Sallën e Qytetit të New York-ut.

Gjatë paraqitjes së saj, ajo kishte vënë një karficë të punuar me dorë nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtare i Prishtinës-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, Sh.A, shpall të…