Konjufca dhe diplomati japonez shprehin gatishmëri për intensifikim të raporteve

18 janar 2022 | 13:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Konjufca ka uruar Yamanaka për detyrën e re dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën. “Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës”, ka thënë Konjufca, sipas njoftimi të Kuvendit për medie.

I pari i Kuvendit ka shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët.

Nga ana e tij, diplomati japonez ka konfirmuar përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes, u shpreh se ka…