Konjufca e kthen në humor ftesën e Kurtit për LDK-në, ja çfarë thotë

08 prill 2025 | 13:11

Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij në garën zgjedhore ka hyrë me synimin për të marrë 500 mijë vota.

Por, meqë kjo nuk ka ndodhur, Konjufca ka thënë se është “rasti normal i mundshëm” që partia e parë të shqyrtojë mundësitë për bashkëpunim.

Ai ka thënë se ftesa LDK-së iu dërgua pas konsultimeve me komunitetin joshumicë në të cilin kanë qenë deri tash në koalicion.

“Ata kanë qenë pjesë e koalicionit. A janë të gatshëm të vazhdojnë me të njëjtën qeverisje, dhe pastaj kalohet te të tjerët që nuk kanë qenë, këta që kanë refuzuar dhe këta që edhe unë pajtohem se është më e vështirë arritja e një marrëveshje. Por, problemi është se nëse pakicat joserbe do të thonin jo atëherë kjo prodhon matematika tjera të koalicionit qeverisës. Më mirë është të shkohet me rend dhe qasja e kryeministrit është që të shkohet me rend dhe e ka zgjedhur LDK-në që ti drejtohet të parës. Me thënë të drejtën është pak privilegjuese”, është shprehur Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur nga…