Konjufca e ministri i jashtëm grek diskutojnë për rrugën e Kosovës drejt BE-së

04 qershor 2021 | 14:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias me bashkëpunëtorë, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian (BE).

Sipas një njoftimi për media, ministri i Jashtëm Dendias ka ritheksuar qëndrimin e shtetit grek për mbështetjen e Kosovës rreth liberalizimit të vizave dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Po ashtu ministri Dendias vuri në pah se qëndrimi i Greqisë karshi Kosovës ka qenë konstruktiv, duke përmendur bashkëpunimet e deritashme në fushën e zhvillimit ekonomik, të energjisë dhe kontributin e ushtarëve grekë në kuadër të KFOR-it”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, Konjufca teksa ka shprehur gatishmërinë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe dobishmërinë që do ta kishte për Republikën e Kosovës njohja nga ana e Greqisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Konjufca ka vlerësuar se fati i popujve të rajonit tonë është i përbashkët, prandaj të tilla duhet të jenë edhe qëllimet.

Gjatë takimit, i cili u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe e pajtimit të plotë mbi interesat reciproke të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia është në alarm nga lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve.…