Edhe dy futbollistë të Anglisë mund ta humbasin Evropian

04 qershor 2021 | 14:28

Anglia është në alarm nga lëndimet e njëpasnjëshme të lojtarëve.

Pas Trent Alexander-Arnold, i cili u largua nga grumbullimi pas një tërheqje muskulore në kofshë, Gareth Southgate do të duhet të heqë dorë edhe nga Jordan Henderson dhe Harry Maguire. Kapiteni i Liverpool do të humbasë me siguri debutimin në Kampionatin Evropian kundër Kroacisë në “Wembley”.

Shanset për shërimin e tij të plotë janë shumë të vogla. Gjithashtu edhe mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, është në rrezik për të luajtur me “Tre Luanët”, pasi akoma nuk ka kaluar dëmtimin e tij në kyç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot të ngarkuarin…