Konjufca e njofton homologun gjerman për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë

17 prill 2020 | 15:43

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Gjermania, Heiko Mass.

Konjufca ka thënë se me kryediplomatin gjerman ka biseduar për pandeminë Covid-19, heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë”.

“Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave. Në fund i kam shprehur mirënjohje z. Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi…

Gepostet von Glauk Konjufca am Freitag, 17. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë më të suksesshëm…