Konjufca e quan të pafytyrë kryeministrin Haradinaj

21 shkurt 2018 | 12:34

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të kësaj lëvizje, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie kanë bërë me dije se do të votojnë kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Konjufca ka thënë se jo vetëm që do të votojnë kundër demarkacionit, por do të tentojnë ta pamundësojnë kuorumin për këtë çështje.

Më tutje, Konjufca ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinajt në raport me demarkacionin, pasi sipas tij, ai kishte qenë kundër demarkacionit të Murat Mehës.

Në këtë kontekst, Konjufca, e ka quajtur të pafytyrë Haradinajn, pasi sipas tij, ishte kryeministri i cili sa ishte në opozitë ia pati gjuajtur në fytyrë Murat Mehës hartat e demarkacionit.

“Ju kujtohet ai rasti kur ia pat hedhur në fytyrë hartat kryeministri, Murat Mehës. Tash problemi është, ai që po mbetet pa fytyrë  është kryeministri i Kosovës, kurse fatkeqësisht po ngadhënjen vet Murat Meha”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se demarkacionit nuk është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte për vizat.

Konferencë e kryetarit Albin Kurti dhe drejtuesit të Gupit Parlamentar Glauk Konjufca në lidhje me demarkacionin.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Mittwoch, 21. Februar 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i delegacionit të Kosovës për dialog teknik, Avni Arifi,…