Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim

31 janar 2024 | 16:44

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë lapidarëve të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushefci, në Orllan dhe në Podujevë, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike.

Duke vlerësuar lart veprimtarinë e heronjve të Kosovës, kryetari Glauk Konjufca theksoi se Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin kolosët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët përmes aksioneve të tyre tmerruan forcat policore serbe. Prandaj, shtoi kryetari Konjufca, është i rëndësisë së veçantë nderimi dhe përkujtimi i tyre nga institucionet e Kosovës.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha përmes aksioneve të suksesshme guerile bënë që çdo polic edhe çdo ushtar i Serbisë okupatore në Kosovë të mos ndihej i sigurt”, ka theksuar Konjufca.

Ai ka thënë se heroizmi e tyre ishte një arritje e madhe, duke ngritur kështu moralin e të rinjve dhe të rejave, për t’iu bashkuar luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në çlirim.

“Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse e ngriti shumë moralin tonë popullor dhe e rriti gatishmërinë e vullnetin për qytetarët tanë, për të rinjtë dhe të rejat për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e lavdishme e së cilës çoi në çlirimin e Kosovës dhe në shporrjen e Serbisë okupatore nga trojet tona. Zahiri, Hakifi, Edmondi, Iliri dhe të gjithë dëshmorët e kombit tonë do të kujtohen përgjithmonë nga institucionet dhe populli ynë”, ka thënë Konjufca.

Pranë shtatoreve të heronjve nderime bën edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grafite me mbishkrime nacionaliste serbe dhe ruse janë shkruar në…