Konjufca, i shqetësuar për rastin ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë:  Mbajtja e tyre në paraburgim, e padrejtë

25 nëntor 2022 | 14:50

Kryetari i Kuvendit  të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur të padrejtë mbajtjen në paraburgim të liderëve të UÇK-së, duke thënë se procesi ndaj tyre është i zgjatur.

Sipas Konjufcës, gjatë fazës paraprake të akuzuarit kanë mundur të qëndrojnë në liri.

“Po quhet një proces gjyqësor, por gjykimi nuk ka filluar ende. Është zgjatur shumë me të vërtet. Unë e kam shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë time pse kjo po ndodh, kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe nuk po fillon gjykimi. Është e pashpjegueshme dhe e padrejtë në të njëjtën kohë sepse unë mendoj që po shkelen të drejtat e njeriut. Ata faktikisht deri tash kishin mundur me u mbrojt në liri dhe kur të fillonte gjykimi gjykata mund ta rivlerësonte edhe një herë dhe të rishqyrtonte çështjen e mbajtjes së tyre, po me vet faktin që kjo nuk po ndodh dhe e kemi izolim të tyre që dy vjet pa filluar gjykimi kjo tregon që diçka nuk është në rregull”, ka thënë Konjufca në hapjen e ekspozitës se Rexhep Selimit, i cili është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Ai ka thënë se ky proces duhet të përfundojë sa më shpejt dhe të vërtetohet lufta e pastër e UÇK-së.

“Urojmë që ky proces sa më shpejtë të përfundojë e të del në shesh ajo që faktikisht në shesh ka qenë gjatë gjithë kohës që është e vërteta për luftën tonë të drejtë. Që lufta jonë ka qenë popullore, mbrojtëse, çlirimtare dhe ka qenë e drejtë dhe e pastër, agresori dihet kush ka qenë, ka qenë Serbia e cila ka shkruar gjenocid mbi popullin tonë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adidas po nis një hetim mbi akuzat për sjellje të…