Konjufca: Ilir Konushevci është njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës sonë çlirimtare

09 maj 2021 | 13:17

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.

Konjufca ka thënë se Ilir Konushevci është njëra prej figurave më të rëndësishme të UÇK-së.

“Do të ishte i pamendueshëm në fillesat e veta organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i luftës sonë në përgjithësi, pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ilir Konushevcit. Prandaj, rënia e tij 23 vjet më parë, në masën që është sakrificë sublime për lirinë e kombit tonë, po aq ishte edhe humbje e madhe për organizimin dhe logjistikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ilir Konushevci do të përkujtohet dhe nderohet gjithmonë, si njëri prej heronjve më të rëndësishëm të luftës sonë”, ka thënë Konjufca.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…