Konjufca kërkon anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës

21 qershor 2023 | 14:44

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar disa takime në Strasburg me udhëheqës të grupeve politike, komiteteve dhe delegacioneve të ndryshme shtetërore në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Pas takimeve me drejtues të APKE-së, të zhvilluara gjatë paradites së djeshme, kryetari Konjufca është pritur në takime të veçanta nga kryesuesi i Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Frank Schwabe, shoqëruar nga anëtarë të tjerë të delegacionit gjerman, kryesuesi i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej dhe kryesuesi i Grupit të të Majtëve Evropianë të Bashkuar (UEL), George Katrougalos.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar takime me kryesuesin e Komitetit për Çështje Plitike dhe Demokraci, Zsolt Nemeth dhe dy delegacione parlamentare në APKE: delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë Francës.

Në këto takime është diskutuar lidhur me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat që ka para vetes dhe aspiratat euro-atlantike të tij.

Kryetari Glauk Konjufca, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës dhe ka kërkuar mbështetjen e grupeve politike dhe të delegacioneve që përfaqësojnë, gjatë vlerësimit dhe procedurave të brendshme.

Po ashtu, në këto takime është diskutuar edhe lidhur me caktimin raportuesve për Kosovën nga Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, si dhe Komiteti për Çështje Juridike dhe të Drejta të Njeriut, të cilët do të jenë hartues të raportit për vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka vendosur forca shtesë më 21 qershor në…