Konjufca: Kosova aspiron anëtarësimin në BE dhe NATO

12 prill 15:40

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, themeluar nga Presidenca e Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit, Konjufca ka thënë se Kosova ka dy aspirata, anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) dhe atë në NATO.

“Përcaktimi ynë është shumë i qartë. Sot demokracitë më të fuqishme të botës janë të organizuara në dy institucione shumë të rëndësishme që ne i aspirojmë, në Bashkimin Evropian, ku e kemi rrugën e qartë, rrugën e transformimit, si dhe në aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n, ku synojmë të anëtarësohemi sa më shpejt”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë të tjera.

“Siç po e shohim edhe prej ngjarjeve të fundit në botë dhe invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, se demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojiten aleanca me demokracitë e tjera, për sa kohë edhe në botë po e shohim se autokratët janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin”, ka deklaruar kryeparlamentari Konjufca.

Në inaugurimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut të pranishmëve iu adresuan edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, ndërsa një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni i bikineve tashmë vetëm ka filluar për modelen dhe…