Konjufca: LDK-ja nuk e mashtroi Vetëvendosjen, por popullin

14 tetor 2020 | 00:36

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Glauk Konjufca, ka folur mbi zhvillimet politike në Kosovë dhe brenda Vetëvendosjes dhe nëse janë ndjerë të mashtruar nga LDK-ja gjatë qeverisjes.

“Albin Kurti është më i afërt me popullin dhe ky i fundit e dëshiron gjithmonë e më shumë”.

I pyetur nëse ia arriti qëllimit Lëvizja Vetëvendosje me 50 ditë qeverisje, Konjufca u përgjigj me një shprehje latine.

“Më duket që një shprehje latine që thotë që për ta kuptuar cilësinë e verës nuk është e nevojshme të pish një fuçi.

Kështu mendoj është edhe qeverisja.

Nuk po them që rezultati ishte ai që kishim planifikuar. Por nuk duhen vite për ta provuar. Por mjaftojnë edhe ca muaj, për ta parë popullata se në çfarë drejtimi je nisur. Dhe unë mendoj që drejtimi u tregua për aq sa qeverisëm. Rezultati është koha. Besueshmëria është më me rëndësi. Politika është besueshmëri.

Kjo u realizua them unë.Nëse shikoni reflektimet e fundit në Kosovë, mendoj se është rezultat i kësaj”, ka deklaruar ai.

Konjufca iu përgjigj edhe pyetjes nëse janë ndjerë të mashtruar nga LDK-ja gjatë qeverisjes.  

“Ata mashtruan popullin, jo Vetëvendosjen. Unë mendoj që duhet t’i kuptojnë parimet deri në një fitore e cila të tjerët do t’i bëjë që respektimin e parimeve do ua bëjë të domosdoshme. Unë mendoj që kjo është e pashmangshme. Është shumë afër ky moment që mund të jetë një fitore dërrmuese, një fitore e cila është e gjithanshme ndaj të cilës të tjerët, më në fund nuk mund të kenë më makinacione. Ne kemi qënë shumë të fokusuar te qytetarët çfarë duan, dhe tjerët kanë qenë të metodologjia e pushtetit. Populli me zemër e kupton se kush është personi që duhet t’i ndihmojë në krizën ku ndodhet”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë në emisionin dPT…