Konjufca: Lista Serbe po e bojkoton Kuvendin

19 nëntor 2021 | 11:28

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Reagimi i tij ka ardhur pasi deputeti Fridon Lala është tërhequr nga paraqitja e projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për festat zyrtare, për shkak të mungesës së deputetëve nga ana e komuniteteve.

“Është e qartë se për të kaluar ky projektligj nevojiten së paku 11 vota të deputetëve të komuniteteve dhe duke e  ditur që Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin e Kosovës, nuk ka as kushte objektive që ky projektligj të votohet”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar dy marrëveshje ndërkombëtare. Për ratifikimin…