Konjufca: LV-ja dhe LDK-ja nuk kanë kushte ndaj njëra-tjetrës

18 tetor 15:27

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për takimin që kanë zhvilluar sot me zyrtarët e LDK-së.

Ai ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore, duke thënë se këto dy subjekt nuk i kanë vendosur kushte njëra tjetrës. “Asnjë kusht nuk ka pasur. As ne nuk kemi kushte për LDK-në e as LDK-ja nuk kanë kushte për ne. Nuk ka qenë takim i përballjes me kushte”, ka thënë Konjufca për medie pas takimit.

Ai ka deklaruar se zyrtarët e të dy partive politike kanë biseduar për reformat sektoriale, duke mohuar se është biseduar për ndarje të posteve ministrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli është gati të ia hap derën e largimit yllit…