Liverpooli dëshiron ta shesë Adam Lallana

18 tetor 2019 | 15:00

Liverpooli është gati të ia hap derën e largimit yllit të skuadrës, Adam Lallana. “Reds” janë duke u përgatitur që ta lirojnë nga skuadra Lallana-n, gjatë fundit të sezonit, sipas raportimeve të ‘Football Insider’.

Skuadra nga “Anfield” do të dëgjojë të gjitha ofertat që vijnë për 31-vjeçarin, nëse ai nuk ia del që të rifitojë pozitën e tij startuese në formacionin e Jurgen Klopp.

Lallana nuk ka startuar për Liverpoolin në Premierligë këtë sezon, me vetëm tri paraqitje si zëvendësues.

Lojtari pëlqehet shumë nga Klopp, por lëndimet i kanë pamundësuar lojtarit që të jap maksimumin e tij, duke ngritur dyshime mbi aftësitë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi raportohet se dëshiron t’ia rinovojë kontratën Wojciech Szczesnyt, pasi…