Szczesny, afër të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin

18 tetor 2019 | 14:56

Juventusi raportohet se dëshiron t’ia rinovojë kontratën Wojciech Szczesnyt, pasi ai kishte ngjallur interesim te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës.

Uebsajti ndërkombëtar i futbollit, “Goal.com”, kishte raportuar gjatë verës se Manchester Unitedi ishte interesuar te Juventusi për Wojciech Szczesnyn për ta ditur se sa mund t’u kushtojë ai nëse David de Gea largohet nga klubi.

Megjithatë, uebsajti më fjalë ka theksuar se Juventusi e sheh portierin polak si njërin ndër lojtarët më të vlefshëm për projektin e klubit.

Për këtë arsye, ata dëshirojnë t’ia rinovojnë atij kontratën, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021.

Për më tepër, bardhezinjtë janë duke u përgatitur për t’i ofruar atij rritje page prej 3.5 milionë eurosh në vit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur pro hapjes së negociatave…