Konjufca: Optimist se takimi i Ohrit do të jetë i frytshëm

17 mars 2023 | 11:30

Pas presidentes Vjosa Osmani, i dërguar i posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga fokusi për arritjen e njohjes së plotë reciproke.

“Moment i rëndësishëm. Optimist se takimi do të jetë i frytshëm. Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë”, ka thënë shkurt ai gjatë takimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali u eliminua nga Liga e Evropës pasi humbi në…