Konjufca për gjendjen me Covid: Përgjegjësinë kryesore e ka Qeveria

17 shtator 2021 | 19:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në emisionin “Rubikon” në “Klan Kosova” ka thënë se përgjegjësia kryesore për rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 është e qeverisë dhe e profesionistëve shëndetësorë.

“Ka përgjegjësi qysh s’ka. E ka përgjegjësinë kryesore. Përgjegjësia kryesore pse janë kaq të infektuar dhe pse është numri kaq i lartë i të vdekurve e ka qeveria së bashku me të gjitha institucionet shëndetësore”, ka deklaruar Konjufca.

Konjufca ka potencuar se kur qeverisë iu duk që e fitoi luftën ndaj pandemisë, u shfaq varianti Delta, të cilit qeveria nuk i kushtoi vëmendjen e duhur për marrjen e masave me kohë.

“Gabimi ka qenë këtu, hapja totale. Këtu ka qenë gabimi. Qeveria e ka vendosë”, tha ai.

Sipas Konjufcës në përkeqësimin e gjendjes ka ndikuar edhe vetëdija e një pjese të popullatës që ka hezituar të vaksinohet, por në parim qytetarët kanë më së paku faj në këtë situatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të…