Konjufca për Haki Abazin: Ka probleme me grupin parlamentar dhe Qeverinë

24 nëntor 2021 | 23:11

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur për pakënaqësitë që ka paraqitur bashkëpartiaku i tij dje, Haki Abazi.

Konjufca ka thënë se i di problemet e tij dhe se janë të zgjidhshme. Ai thotë se mes tyre s’ka ndonjë pakënaqësi.

“Nuk i di të sakta por ka thënë se do të bashkëbisedoj me kryeministrin dhe shefen e grupit parlamentar,. Është zgjedhja e tij por nuk ka dicka personale që me thanë që do të shkaktoje pasoja për grupin parlamentar. Të gjitha problemet që i ka janë të zgjidhshme”, tha Konjufca në Desku.

“Ai e ka nda statusin në Facebook. Unë jam shumë i hapur dhe në momentin që më kërkon takim, i kam taku. I ka problemet të natyrave të tjera, të mënyrës së funksionimit të grupit paralamentar, ka problem me relacionet me Qeverinë…”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City konfirmohet si lider në grupin e saj duke…