Konjufca për ish-aktivistët: Janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti të jetë i barabartë

10 shkurt 2024 | 13:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Arbër Xheladini dhe Mon Balaj, janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti të jetë i barabartë.

Kështu tha Konjufca gjatë homazhe të dy ish-aktivistëve të vrarë 17-vite më parë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

Ai ka shtuar se edhe me rënien e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut po tregohet se përpjekja po vazhdon edhe pas pavarësisë që shtetin të jetë i kompletuar dhe i barabartë me gjithë shtet e botës. 

“Pas vitit 1999 kemi pas dëshmor siç janë Arbër Xheladini dhe Mon Balaj, këta janë dëshmorë të përpjekjes së vazhdueshme të popullit të Kosovës që shteti me qenë i barabarte dhe ne me qenë qytetarë të një shteti të dinjitetshëm. Kjo është arsyeja pse ranë Moni dhe Arbeni por pastaj me rënien e Enver Zymberit dhe të Afrim Bunjakut tash së fundi po tregohet se përpjekja po vazhdon edhe pas pavarësisë për popullin tonë edhe pas vitit 2008 sepse është një përpjekje për shtetin tonë për të qenë i kompletuar me qenë në mesin e shteteve të barabarta të gjithë botës”.  

“Prandaj 10 shkurti e ka rëndësinë e vetë kjo është arsyeja pse kemi dalë edhe me familjarë të Arbenit dhe të Monit edhe me aktivistët që ishin me mijëra atë ditë të 10 shkurtit 2007 në këtë shtet për me e shpreh vullnetin tonë që Kosovës i duhet Vetëvendosja si zgjidhje për statusin e vetë e jo kompromiset me Serbinë. Kjo ka qenë qasje dhe mendoj se kjo e ka vlerën e vet edhe sot e kësaj dite. Lavdi Arbenit, Lavdi Monit dhe lavdi të gjithë te rënëve për sovranitetin e Kosovës”, ka thënë ai. 

Më 10 shkurt 2007, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Xheladini dhe Mon Balaj mbetën të vdekur pasi u qëlluan me plumba gome nga policët rumunë të misionit të UNMIK-ut derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 17-vjetorin e vrasjes së ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon…