Konjufca pranon raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltaren Arbenita Mjekiqi, ka pritur në takim shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën dhe pakon e zgjerimit të Bashkimit Evropian 2021.
Me këtë rast, Konjufca ka vlerësuar bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për perspektiven evropiane të Kosovës.
Po ashtu, Konjufca ka nënvizuar progresin e theksuar në implementimin e reformave që kontribuojnë në procesin integrues të Kosovës në BE, duke veçuar me këtë rast si shembull për demokracinë në rajon e më gjerë mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të lira e demokratike brenda këtij viti.
Ndërsa shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka shprehur mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në drejtim të avancimit të legjislacionit, sundimit të ligjit dhe shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët evropiane.



