Konjufca pret në takim studentë nga Universiteti i Floridës

22 maj 2024 | 14:45

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës.

Në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut.

Kryetari Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e saj të pazëvendësueshme.

Kryetari Konjufca i falënderoi studentët për vizitën, duke iu uruar atyre suksese përbrenda këtij programi universitar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në…