Konjufca priti në takim 120 studentë nga Austria

17 janar 2020 | 17:03

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të premten në takim një grup prej 120 studentësh nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Pasi u ka uruar mirëseardhje studentëve nga Austria, para tyre kryetari Konjufca ka shpalosur një historik të shkurtër të shtetndërtimit të Kosovës, duke përmendur kështu edhe sfidat me radhë.

“Kosova ka hasur në shumë pengesa dhe ka kaluar në shumë procese të rëndësishme deri tek arritja e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu, kryetari Konjufca ka folur edhe për rolin e rëndësishëm të Kuvendit, për sigurimin e të drejtave e lirive të njeriut e të komuniteteve, për përfaqësimin e vullnetit të qytetarëve pa asnjë dallim, dhe për kontrollin mbi qeverinë, organet e tjera që zgjedh dhe për zbatimin e Kushtetutës e të legjislacionit në fuqi.

Në anën tjetër, studentët ishin kureshtarë të dinin më shumë rreth Kosovës dhe proceseve politike me të cilat ajo përballet. Për këtë arsye ata kanë parashtruar pyetje, të cilave kryetari Konjufca iu ka dhënë përgjigje konkrete.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me synim zhvillimin dhe shfrytëzimin e të dhënave statistikore, për…