Konjufca priti në takim eurodeputetët e PE-së, theksohet angazhimi për proceset e eurointegrimeve

26 mars 2024 | 14:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Kryetari Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq e falënderuan kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve.

Takimi u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll  ka pësuar humbje në…