Konjufca: ShBA-të nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por partner i pazëvendësushëm
27 maj 2026
| 16:31
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në një takim kongresistët amerikanë që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Pas takimit, Konjufca është shprehur se partneriteti me ShBA-në nuk është thjesht diplomatik apo politik, por është një lidhje e ndërtuar në momentet më të vështira dhe më vendimtare për lirinë, sigurinë dhe shtetësinë e Kosovës.
Më tutje, ai ka thënë se për Kosovën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm aleati ynë kryesor strategjik, por një partner i pazëvendësueshëm historik.



