Konjufca takohet me një delegacion parlamentar nga Maqedonia e Veriut

27 shkurt 2023 | 16:50

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputetët Ganimete Musliu dhe Avni Dehari, kanë pritur të hënën në takim një delegacion të deputetëve nga Grupi i Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari Afrim Gashi.

Në këtë takim është diskutuar për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale, mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar përmes grupeve të miqësisë.

Kryetari Konjufca, i ka vlerësuar shumë të mira marrëdhëniet e deritashme dypalëshe, duke thënë se popujt tanë kanë lidhje historike dhe ne duhet t’i kultivojmë edhe më shumë këto lidhje.

Më tutje, Konjufca ka nënvizuar se për Republikën e Kosovës është interes vital orientimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut dhe vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë në mes të dyja shteteve i kontribuon zhvillimit të gjithmbarshëm dhe stabilitetit rajonal.

Konjufca ka kërkuar mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për proceset nëpër të cilat i ka përpara Kosova.

Ndërsa Afrim Gashi, kryetar i Grupit të Miqësisë nga Maqedonia e Veriut, ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen dhe ka theksuar se takimet e tilla i shërbejnë fuqizimit të raporteve të ndërsjella, që janë të shkëlqyera, dhe se ka shumë fusha bashkëpunimi me interes për qytetarët dhe të shtetet tona në të cilat do të punojmë.

Në takim është ritheksuar gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takimet në…