Konjufca: Thaçi është i gatshëm ta paguajë njohjen e Serbisë me territor të Kosovës

08 nëntor 2018 | 14:37

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për medie ka komentuar takimin që do të mbahet pasdite në Bruksel në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Konjufca ka thënë se Thaçi është i gatshëm ta paguajë njohjen e Serbisë me territor të Kosovës.

“Ne e kemi thirr këtë konferencë shtypi për të thënë se presidenti jonë po shkon pa mandat parlamentar në këtë takim me Vuçiqin. Kjo duhet të jetë shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe më shqetësuese është gatishmëria e presidentit për marrëveshje me Serbinë”.

“Marrëveshja me Serbinë shkurt e shqip e ka këtë kuptim: presidenti Thaçi është në gjendje ta paguajë me territor të Kosovë njohjen e Serbisë. Ky është thelbi i projektit që presidenti Thaçi e ka propozuar prej qershorit të këtij viti”, ka thënë Konjufca.

Më tutje, Konjufca ka thënë se ideja e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës është mashtrim sa për të justifikuar shkuarjen e tij në dialog me Vuçiqin.

Glauk Konjufca për takimin Thaçi – Vuçiq

Glauk Konjufca për takimin Thaçi – Vuçiq

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 8. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…