Konjufca vlerëson përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës dhënë për Kosovën

31 korrik 2023 | 15:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të hënën në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin bisedoi për raportet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike në vend e rajon dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik.

Shefi i zyrës belge, Julien Sassel, e falënderoi kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

Në takim, ndër të tjera, u ritheksua përkushtimi dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos është larguar nga Paris…