Konstituohet Komisioni Hetimor për energjinë

16 maj 2022 | 11:31

Është konsistuar Komisioni Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e parë, kryetari i këtij komisioni,  Driton Selmanaj u ka kërkuar anëtarëve që të ketë angazhim më të madh në këtë drejtim, duke i sjellë në komisionet e radhës edhe dokumentacionet për hetim.

Më tutje, ai ka bërë me dije se ky komision do të ketë afat kohor deri në fund të vitit.

Ai ka kërkuar nga komisioni që të gjitha pyetjet t’iu drejtohen KOSTT-t, ZRrE-së dhe qeverisë.

“Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor. Nuk kemi kohë të saktë sa do të zgjasë, meqë nuk dihet si do të zhvillohen hetimet, por afërsisht është fundi i vitit. Çështja e parë në emër të komisionit është që pyetjet duhet t’i drejtohen institucioneve si KOSTT, ZRrE-së dhe qeverisë”, ka thënë ai.

Ndërsa anëtarja e këtij komisioni, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se në mbledhjen e radhës duhet të bëhet edhe plani ku në bazë të vlerësimit të bëhet edhe intervistimi.

Ndërsa anëtari i këtij komisioni, Pal Lekaj ka thënë se nevojitet dokumentacioni në mënyrë që të nisin hetimet.

Përbërja e këtij komisioni është kjo: Driton Selmanaj, kryesues, Ferat Shala, zëvendëskryesues, Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci, Mimoza Kusari Lila, Eliza Hoxha, Besian Mustafa, Pal Lekaj, Adem Hoxha dhe Fridon Lala, anëtarë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesor Fehmi Hasanaj tërë jetën ia ka kushtuar arsimit dhe…