Korab Leniqi zgjedhet kryetar i Rinisë Demokratike në Gjakovë

20 qershor 2018 | 19:37

Rinia Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, dega Gjakovë, sot ka zgjedhur kryetar të Rinisë Demokratike Korab Leniqin.

Sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës Hajdar Beqa, i cili është edhe kryetar e degës së PDK-së në Gjakovë, ka thënë se procesi i brendshëm i zgjedhjes së kryetarit të Rinisë Demokratike të degës në Gjakovë është përmbyllur me sukses.

Ai ka njoftuar se në këtë ditë shumë të rinj e të reja iu bashkuan Dekadës së Re, “platformës më të mirë politike për transformimin dhe avancimin politik dhe ekonomik të Komunës së Gjakovës dhe Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, ai ka bërë me dije se angazhimi i të rinjve në jetën publike është thelbi i Dekadës së Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me prezencë të qindra të rinjve, sot në Gjakovë u…