Koreja e Jugut e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

25 shkurt 2019 | 14:16

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut ka njoftuar se e njeh, Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e ka deklaruar veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit.

Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perëndimore.

Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.

Kriza në Venezuelë është thelluar ditëve të fundit pasi presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro, KA vendosur mbylljen e kufijve për të mos lejuar ndihmat e huaja të hyjnë në vend.

Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomia e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për…