Ja kundërshtarët e Kosovës

25 shkurt 2019 | 14:15

Pas përfundimit të raundit të dytë të fazës parakualifikuese për “Eurobasket 2021”, skuadrat lidere të secilit grup kanë vazhduar tutje, pra e kanë siguruar vendin në kualifikime, derisa dy ekipet e fundit të grupeve tani janë sistemuar në grupe të tjera dhe kështu e kanë fituar edhe një shans për të siguruar një vend në kualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet pas dy viteve.

Kosova si e treta në Grupin B tashmë është sistemuar në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. Raundi i tretë i parakualifikimeve për “Eurobasket 2021” do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.

Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për “Eurobasket 2021”.

Grupi G

3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova
7 Gusht 2019  Kosova – Britania e Madhe
14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu
17 Gusht 2019  Britania e Madhe – Kosova

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është…