Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin
Trabzonspor ka vënë në shënjestër mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me klubin anglez skadon në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të mediave turke si Fotomaç dhe A Spor, drejtuesit e klubit nga Deti i Zi synojnë ta bindin yllin holandez t’i bashkohet skuadrës si pjesë e një projekti ambicioz.
Për të ardhmen e Van Dijkut dhe interesimin e klubeve kishin njoftuar më herët edhe burimet italiane, ku gazeta “La Gazzetta dello Sport” kishte raportuar mbi situatën e kontratës së tij te Liverpooli dhe emrat e klubeve që ndjekin zhvillimet rreth tij.
Sipas raportimeve të A Spor, Trabzonspor është duke monitoruar nga afër edhe pista të tjera në Angli dhe po zhvillon kontakte për disa emra të njohur.
Ndërkohë, fakti që mbrojtësi holandez i afrohet përfundimit të kontratës me Liverpoolin e ka kthyer atë në një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.
Te Trabzonspori aktivizohet edhe ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.



