Manchester United përgatit afër 600 milionë euro për merkaton e janarit
Manchester United mund të bëjë një revolucion të madh në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, me trajnerin Mauricio Pochettino që raportohet se mund të ketë në dispozicion një buxhet gjigant prej 500 deri në 600 milionë euro.
Sipas ish-skautit Bryan King, drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë mundësinë e investimeve të mëdha për ta rindërtuar skuadrën, e cila po kalon një periudhë të vështirë.
Në mesin e emrave që po diskutohen janë ylli i Chelsea-t, Cole Palmer, dhe mbrojtësi i Newcastle United-it, Lewis Hall.
Pochettino e njeh mirë Palmerin, pasi kishte punuar me të gjatë aventurës së tij te Chelsea, ndërsa transferimi i tij në “Old Trafford” do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e bujshme.
Megjithatë, deri më tani nuk ka oferta zyrtare për asnjërin prej futbollistëve dhe mbetet e paqartë nëse “Manchester United” do të jetë realisht i gatshëm të shpenzojë një shumë kaq të madhe.
Vlen të theksohet se shifra prej 500 deri në 600 milionë eurosh është përmendur nga Bryan King dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi.



