Liria shpallet kampione vjeshtore e Ligës së Parë
20 nëntor 2026
| 16:30
Liria e Prizrenit e ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e parë të Ligës së Parë të Kosovës.
Skuadra prizrenase është konfirmuar si lidere pas fitores së Ferizajt ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3:1.
Ky rezultat ka bërë që Liria ta ruajë pozitën e parë në tabelë dhe ta presë pushimin dimëror në krye të kampionatit.
Kështu, prizrenasit e kanë mbyllur gjysmën e parë të sezonit me statusin e kampiones vjeshtore, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt objektivit për rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.


