Koreja e Jugut ndalon përdorimin e mishit të qenit

09 janar 2024 | 08:37

Koreja e Jugut e ka miratuar një ligj të ri, i cili synon t’i japë fund therjes dhe shitjes së qenve për mish.

Ligji synon t’i japë fund praktikës shekullore të ngrënies së mishit të qenit dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2027.

Personat që therin qen mund të përballen me tri vjet burgim, ndërsa ata që rrisin qen për mish ose shesin mish qeni mund të dënohen deri në dy vjet burgim shkruan BBC.

Legjislacioni i ri do të hyjë në fuqi pas tre vjetësh, duke u dhënë kohë fermerëve dhe pronarëve të restoranteve për të gjetur burime alternative.

Sipas statistikave të qeverisë, Koreja e Jugut kishte rreth 1 mijë e 600 restorante të mishit të qenve dhe 1 mijë 150 ferma qensh në vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është viti i dytë me radhë që presidentja Vjosa Osmani…