Koreja e Veriut vazhdon në mënyrë sekrete programin bërthamor

30 qershor 2018 | 20:53

Sipas shërbimeve sekrete amerikane, Koreja e Veriut në mënyrë sekrete po vazhdon programin e saj bërthamor, duke u përpjekur nga ana tjetër që të përfitojë sa më shumë nga pala amerikane.

Agjencitë amerikane të inteligjencës pretendojnë se Koreja e Veriut po vazhdon në mënyrë sekrete që të pasurojë uranium për të prodhuar armë bërthamore.

Ky lajm hedh poshtë deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, pas takimit në Singapor me liderin koreanoverior Kim Jong-un, sipas së cilës, Pheniani nuk përbën më një kërcënim.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve Enbisi, e cila citon me dhjetëra burime si zyrtarë të CIA-s dhe shërbime të tjera sekrete që kanë kërkuar të qëndrojnë anonimë.

Sipas këtyre burimeve, Kim Jong-un po përpiqet të marrë sa më shumë nga pala amerikane, ndërsa nga ana tjetër vazhdon të zhvillojë në mënyrë sekrete programin bërthamor që e konsideron strategjik për mbijetesën e regjimit. Për momentin Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë këto zëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapja e dyqanit të dytë të ëmbëlsirave brenda një kohe…