Korenica: Trepça ‘89, e vështirë, por besojmë në fitore

23 nëntor 2019 | 10:20

Futbollisti i Prishtinës, Meriton Korenica ka shprehur optimizëm se skuadra kryeqytetase do ta mposhtë Trepçën ‘89 në ndeshjen që zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Pas pushimit që kishim, besoj jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës kundër një kundërshtareje të fortë dhe të papërshtatshme siç është Trepça ‘89 e cila di të nxjerrë shumë probleme. Megjithatë, duke e parë formën tonë të mirë, atmosferën e shkëlqyer në skuadër, por edhe angazhimin siç e patëm në ndeshjen me Llapin, besojmë se do të arrijmë t’i marrim pikët e plota, që do të na ndihmonin shumë në ecurinë pozitive deri në fund të stinorit”, ka thënë Korenica për faqen zyrtare të klubit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar veprimtarin Xhemail Mustafa…