Koronavirusi i merr jetën futbollistit shqiptar në SHBA

29 mars 2020 | 19:51

Andre Ljuljoviq është shqiptaro-amerikani, që ka humbur jetën nga koronavisuri në SHBA.

Djalë emigrantësh shqiptarë, ai ishte i ri në moshë dhe jo më larg se tetori i vitit të kaluar kishte bërë dasmën për t’u martuar me Janet Gazivoda.

Lajmi i botuar në gazetën “Illyria” në New York, shënon jo vetëm rastin e parë të vdekjes në komunitet po edhe një shembull se sëmundja nga ky virus po godet edhe mosha të reja.

Përveç familjarëve dhe miqve, Andre po vajtohet nga mbarë komuniteti i shkollës së mesme, në Archbishop Stepinac, në White Plains, ku e kanë njohur si nxënës e si atlet të fuqishëm në ekipin e futbollit amerikan të shkollës.

Shumë miq të tij janë shokuar nga humbja e papritur dhe po e kujtojnë në rrjetet sociale në internet. Westchester, zona ku ndodhet White Plains, ka qenë një nga vatrat e para kryesore të përhapjes së koronavirusit, në New York. /Kohajone/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe tri raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në…