Koronavirusi, kaos në aeroporte me amerikanët që kthehen nga Europa

15 mars 2020 | 10:10

Një situatë kaotike është krijuar në shumë aeroporte përqark Amerikës, ku dhjetëra qytetarë që kthehen nga vende të ndryshme europiane po qëndrojnë në radhë të gjata, për shkak të kontrolleve shëndetësore që bëhen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Dhjetëra qytetarë amerikanë po qëndrojnë për orë të tëra në radhë deri sa t’iu nënshtrohen testeve shëndetësore përpara se të kalojnë.

E gjithë situata u krijua pas vendimit të autoriteteve amerikane për të ndaluar të gjitha fluturimet nga Europa të martën, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit të ri me origjinë nga Kina.

Deri tani në Shtetet e Bashkuara regjistrohen 54 viktima nga koronavirusi dhe mbi 2700 të prekur.

Megjithatë, shumë ekspertë të shëndetit publik e kritikojnë situatën e krijuar në aeroporte duke nënvizuar se kjo është pikërisht mënyra se si virusi mund të përhapet më shpejt, me njerëz që qëndrojnë pranë njëri tjetrit për kohë të gjatë.

/A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të shpërthimit të coronavirusit në gjithë botën, industria…