Koronavirusi nuk e ndal futbollin në Bjellorusi

02 maj 2020 | 11:25

Pothuajse 15 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus dhe 93 kanë vdekur, por kampionati i futbollit në këtë vend po vazhdon.

Liga e Bjellorusisë është e vetmja në Evropë që nuk u ndërpre edhe pas përhapjes së pandemisë.
Këtë fundjavë, futbollistët në këtë vend gjithashtu do të luajnë. Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që po luan futboll profesional gjatë pandemisë.

Liga e meshkujve filloi muajin e kaluar, ndërsa liga e femrave ishte planifikuar të niste më 16 prill, por u shty për dy javë, shkaku i dyshimeve se një pjesë e lojtareve kishin kontakte me njerëz që kanë koronavirusin.
Deri më tani, në Superligën e Bjellorusisë janë zhvilluar gjashtë xhiro, me Slutsk kryeson me 13 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka dëshmuar edhe një herë…