“Koronavirusi zhduket për 2 minuta, nëse arrihen dy kushte”

28 prill 2020 | 14:19

Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës. Për disa nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket përhapjes së koronavirus, për të tjerë mund të rrimë më të qetë. Por gjërat i bën më të qartë Valter Ricardi, ekspert i organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, Speranca.

Sipas tij, i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin. Në një intervistë për La Stampa, Ricardi mbështetet tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretar për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij studimi, në një ambient të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë. Por nëse flasim për ambient të hapur, në diell. Mjafton një temperaturë prej 24 gradësh dhe i njëjti nivel lagështire që virusi të zhduket për dy minuta.

Gjithsesi nuk është e thënë se këtë verë virusi do të zhduket totalisht. Ricardi u shpreh se virusi do të qarkullojë dhe duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat higjienike dhe distancimin social. Për sa i përket përdorimit të maskave, përfaqësuesi i Italisë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë u shpreh, se është e pashmangshme nëse hymë në një ambient të mbyllur dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi i sigurisë. Ndërsa në rrugë ose gjatë shëtitjes nuk duhet ,por mirë është ta kemi gjithnjë me vete./gazetashqip/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qëndroni të sigurtë, qëndroni në shtëpi!”. Quhet O-R3 dhe është…