Kosnett: ShBA-ja nuk është ‘kundër UÇK-së’

07 gusht 2020 | 08:17

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet që të vendoset në votim Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe i përkrahur edhe nga qeveria që drejton Avdullah Hoti. Për një ligj të tillë kishte reaguar më herët ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Më 29 qershor në profilin e vet zyrtar Kosnett kishte thënë se Ligji për Vlerat e Luftës së UÇK-së është një mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Diplomati amerikan kishte potencuar se një ligj i tillë kriminalizon lirinë e shprehjes dhe frikëson qytetarët.

Për një ligj të tillë, Konsett ka reaguar edhe sot përmes një shkrimi autorial të publikuar në “Koha ditore”. “Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”, është titulli i shkrimit të Kosnett në të cilin ambasadori amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër UÇK-së, por se një ligj i tillë i propozuar minon lirinë e shprehjes dhe përpjekjet për drejtësi. “ShBA-ja nuk është ‘kundër UÇK-së’, por Ligji i propozuar për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës minon lirinë e shprehjes dhe, gjithashtu, do të mund t’i minonte përpjekjet për të siguruar drejtësi. Luftëtarët e UÇK-së kanë luftuar për t’i shtrirë liritë për popullin e Kosovës, jo për t’i kufizuar ato”, ka shkruar Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka…